Mialim Zeka: Adem Jashari asht tu than prej vorrit: ‘O kuku për mu për sa mutin pasna lluftu’

Ka mundesi qe Ceca degjohet neper Shqiperi, por ju garantoje qe as nuk e dine se kush eshte. Me nje fjale, e degjojne kot, per zerin e saje, per muziken ballkanike. Pra, “bejne” nje veper penale, pavetedije.

Ne ne Kosove, jemi rrite me Zdravko Çoliqin, me Cecen, me Draganen, e plote emra tjere serb. Vallahin damaret i kemi pre per ta. Ne plote makina te Kosoves degjohen keto kenge. Plote kengetare te Kosoves jane imituese te Ceces dhe Draganes, deri ne frizure dhe veshje.

Per me qene me konkret, para disa viteve, kur Ceca pati ardhe per nje koncert ne Shkup, kuku nane, 20 autobusa paten shku prej Kosove, e qindera makina ne stadion.

Ne funde te fundit, Ceca dhe burri i saje, Arkani, asnje krim nuk e kane ba ne Shqiperi. Tani linde pyetja, qysh po kemi ftyre me ndeze keto debate, kur pjesa dermuese e ne kosovareve, edhe sot perjargemi per Cecen e Draganen, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me ia hudhe mishin para turive?!
Nese don me qene “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 sherbime Serbise, mundesh tane jeten me qene argat i saje, edhe bashkepunetor i Arkanit ne vrasjen e Gervalleve dhe te Kadri Zekes me 17 janar 1982, ama krejte keto gjynahe (mekate) i lane nese e shane Cecen, edhe nese e kendon kengen “Xhamadani vija-vija”!

Kur shkoje tek varri i Adem Jasharit, nga thellesia e tokes, e nga kupa e qiellit, me duket sikur degjoje zerin e tije, duke kenduar vargun epik: O kuku, kuku per mu, po per shume e mutin kemi luftu!!!