Gazetari Kosovar ‘provokon’ simpatizantët e Vuçiqit! (Video)

Gazetari i njohur i Top Channel, Idro Seferi, i cili tash e një kohë jeton dhe punon në Beograd, ka bërë një raportim në gjuhën shqipe para trupës tradicionale serbe me bori, në shtabin e Partisë Progresiste, pas fitores së Aleksandër Vuciqit në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti i zgjedhur Vuciq, mbajti fjalimin e tij në shtabin e partisë progresiste të Serbisë në praninë e shumë mediave të vendit dhe ndërkombëtare, dhe menjëherë më pas aty u futën në skenë grupet tradicionale të muzikës serbe me bori, të cilët intonuan këngë tradicionale serbe të Bozhurëve të Kosovës, por edhe këngë qytetare serbe.