Ramiz Lladrovci: Nuk dorëzohna, do bëhem Kryetar edhe pikë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK-së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Komunës. / 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.

Ishte vetë Driton Ajazi ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, shkruan Reporteri.net.

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!”, ka shkruar Ajazi në Facebook.