‘Xhenku’ i serialit ‘Stambolli i pamëshirshëm’ me mesazh për shqiptarët

Aktori i njohur turk Mehmet Ozan Dolunay për herë tek ne u bë i njohur me serialin i cili po transmetohet momentalisht, ‘Stambolli i pamëshirshëm’ ose në turqisht ‘Zalim Istanbul’, shkruan Billbordi.com

Mehmet Ozan Dolunay ka lindur në vitin 1990 në Ankara të Turqisë dhe ka 30 vjet por me një famë të madhe jo vetëm në Turqi por edhe në shtete tjera.

Debutimin si aktor e bëri në vitin 2015 me serialin ‘Tatli Kucuk Yalancilar’ me një rol dytësor, e kulmi i karierës për të ishte seriali ‘Yuksek Sosyete’ në vitin 2016.

Ka marr pjesë në seriale mjaft me emër si: ‘Lise Devriyesi’, ‘Oyunbozan’, ‘Darisi Basimiza’, ‘Iyi gunde kotu gunde’ dhe së fundmi i ftuar si mysafir episodik në serialin ‘Menajerimi Ara’.

Ai shumë herë është cilësuar si një ndër aktorët e rinj më të bukur në Turqi për pamjen dhe fizikun e tij. Aktori numëron pothuajse 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.