VIDEO / Ja si e djeg me para Xherdan Shaqiri dasmën e berberit personal

Xherdan Shaqiri ishte i pranishëm në dasmën e berberit të tij personal, Fitni Abdulovski, që u mbajt në Dibër. Futbollisti i njohur i kombëtares zvicerane, me origjinë shqiptare, ka lënë mënjanë stërvitjet me skuadrën e tij angleze, Stoke City, për të shkuar në dasmën e mikut të tij. / 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP

Mesfushori i talentuar, përveç aftësive në fushën e blertë, ka treguar se di “ta kallë” edhe dasmën, duke hedhur valle, por edhe dorovitur çiftin e muzikantët me “shuka” parash.

Këngëtari Valton Krasniqi është kujdesur për disponimin e të pranishmëve, ndërsa e ka publikuar edhe një video, ku Xherdani shfaqet duke e udhëhequr vallen. Shaqiri ka marrë leje nga klubi vetëm për të qenë në dasmën e “frizerit” personal. / 7 sekonda pasi ta hapësh marketingun dhe vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE në SHQIP