A mendoni se Edi Rama mirepret vendimin e Kurtit ndaj Serbise per reciprocitet?

Mes tyre vazhdimisht ka patur replika në distancë, replika të cilat janë shtuar së fundmi edhe për shkak të përfshirjes direkte të kryeministri Kurti në fushatën elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Kryeministri Kurti ka patur mospërputhje idesh edhe sa i përket “Mini-Shengenit” Ballkanit me Edi Ramën, ide të cilën ai e ka proklamuar fort.

Me ardhjen në pushtet të Kurtit, u thellua edhe më tej ndarja mes tyre pasi i njëjti nuk pranoi vaksinat donacion të dhuruara nga Shqipëria për mësuesit kosovarë, me faktin se ishin të pacertifikuara.

Një temë tjetër për të cilin Edi Rama është akuzuar, është edhe përfshirja e tij direkte në ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Por çfarë roli pritet të luaj tashmë Edi Rama në procesin e dialogut Kosovë-Serbi pas marrëdhënieve të tensionuara mes tij dhe Kryeministrit Kurti?

A do ja prishe Kurti pazaret Edi Rames qe i ben me Serbine?