VIDEO – Serbët mbajnë të bllokuar rrugën për në Jarinjë

Rruga për në pikën kufitare në Jarinjë vazhdon të mbetet e bllokuar nga kamionë dhe qytetarë të shumtë që prej 32 orësh.

Kjo gjendje është krijuar për shkak të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vendosjen e targave të përkohshme në veturat që vijnë nga Serbia.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga ekipi i KALLX0.com shihet se njësi speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në këtë pikë, por edhe në zonat tjera të veriut të Kosovës.

Përpos kaminonëve që janë vendosur në rrugë për bllokim të qarkullimit, në këto pika ka edhe qytetarë që po protestojnë kundër vendimit të fundit nga Qeveria e Kosovës.

Dje Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar qytetarët që të shmangin pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë pas situatës së krijuar në veri të vendit.