Vucic: Tërhiqeni njësinë ROSU, kthejeni gjendjen si para 20 shtatorit, se përndryshe keq punët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut nga Hungaria dhe komentoi ngjarjet e ditëve të mëparshme në lidhjen me tabelat e veturave.

Ai ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të fliste me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në rast se do të largohet njësia ROSU nga Jarinje dhe Bërnjak.

“Ne thamë, nuk ka problem, tërhiqni njësitë ROSU dhe do të flasim. Çfarë veprimesh ndërmori Serbia? A e dërgoi ajo ushtrinë, policinë? Jo. Por nuk ja vlen, kur fillon të gënjesh atëherë është kështu. Këtë herë, Serbia nuk bëri asgjë fare.

Një Serbi e fortë vlen për të gjithë. Ata duan që Serbia t’i njohë ata. Unë nuk do të pajtohem me atë që ata duan. E përsëris, kthejeni gjithçka në atë që ishte para 20 shtatorit dhe pastaj mund të flasim.

Thirrni NATO-n, telefononi kë të doni, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë për ta marrë atë”, shtoi presidenti, duke theksuar se interesi i tyre është që Kosova të jetë e pavarur, raporton b92