SKANDAL: Krenar Gashi i del ne krah Serbeve. “Kurrfarë dobie s’kemi nga gjimnastika me targa”

Aktivisti i shoqërisë civile, Krenar Gashi ka shkruar një status skandaloz ndaj kosovarëve që kritikuan dje serbët të cilët ofenduan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Jarinje.

Sipas tij, shqiptarët po i poshtërojnë serbët e Republikës së Kosovës duke thënë se “po ua bëjnë ma zi se Serbia neve”, transmeton Indeksonline

Statusi i plotë:

“Shumë kemi qef me i poshtnu këta pak serbë që kanë mbetë në Kosovë. Knaqemi kur i poshtnojmë e ua bajmë ma zi se Serbia neve. Aq shumë knaqemi sa që sa herë kemi zgjedhje shtyhemi njani me tjetrin kush po i poshtnon ma shumë, që me fitu ma shumë vota. Pra, poshtnimi i tyne vlen ma shumë se krejt problemet tona.

Me ba kush me folë për ta, natyrisht, menjëherë shpiun edhe tradhtar. Menjëherë kërcënime e shpifje.

Kështu, tu i prezantu serbët e Kosovës si problem mbi krejt problemet, në fakt, e patëm ba atë mutin e madh të marsit 2004, era e të cilit ende na vjen.

Edhe një status paraprak, Gashi kishte kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti për targat duke thënë se: “S’ke çka i ban gomarit (Serbisë) kështu që mëshoj samarit (Serbëve të Kosovës). P.S. Kurrfarë dobie s’kemi nga gjimnastika me targa”.