Në Ferizaj: I ofroi 10 euro policit, arrestohet. “Shumë pak apo për ryshfet cka mendoni”?

Një shtetas i Serbisë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte kryer veprën “Dhënia e ryshfetit”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari përderisa po voziste kamionin është ndaluar nga policia për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe pasi që iu është kërkuar të paraqesë dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari me iniciale, R.V., 59 vjeçar, në vend se të paraqiste dokumentet e kërkuara, ai kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej dhjetë euro.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie të Ryshfetit’

Prishtinë, më 23 shtator 2021

Sot me datë 23.09.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, janë njoftuar në lidhje me një rast “Dhënia e ryshfetit”. Një qytetar mashkull, deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes.

Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë (10) Euro. Zyrtari Policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj,

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale: “Dhënie të Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.