Vetura e Serbit shihet duke ecur nga Gjakova ne Prizren. SHPERNDAJE ta kape Policia

Janë bërë katër ditë që kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin për targa për automjetet të cilat hyjnë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga e hëna, autoritetet e Kosovës, kanë nisur që automjeteve me targa të Serbisë, të cilat hyjnë në Kosovë, t’ua vënë targat e përkohshme, pasi që të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e disa vite.

Mirëpo, një veturë e cila mban targa të Serbisë, duket se i ka shpëtuar syrit të Policisë së Kosovës.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi të një veture me targa të Novi Pazarit.

Sipas tij, kjo veturë është parë sot në dalje të qytetit të Gjakovës, rrugës për në Prizren.

Ky sinjalizues tha për Sinjalin se fotografitë janë realizuar pasditen e sotme, rreth orës 15:14./Gazeta Sinjali/