Tërmkolli Kurtit: Kryeministër, vepro ose ec

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguan pas djegies së disa institucioneve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se tani kur Kurti është në pushtet, djegien e institucioneve “ua ka ‘lënë’ serbëve në veri”.

“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka ‘lënë’ serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët ‘djegin e pjekin’ në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh”, ka shkruar ajo.

Sipas Tërmkollit, kryeministri Kurti nuk ka ide as çfarë po bën, as çfarë të bëj.

“Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin. Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si ‘më vete’, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!”, ka thënë Tërmkolli.

Krejt në fund, ish-deputetja e LDK-së, i është drejtuar Kurtit duke i thënë “kryeministër, vepro ose ec!”.