Protestuesi serb “lyp shpuIIa gojës” për ate që provokon policinë me këto fjalë (VIDEO)

Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës me fjalët “Duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit.

Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policëve aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që gjatë këtyre gjashtë ditëve njësitet speciale të Policisë së Kosovës provokohen nga serbët protestues, por ata kanë ruajtur qetësinë dhe nuk kanë reaguar.