“Albin, Serbisë i dole guxhë, s’po munden me t’ra shtagë si komandantit, as me t’thanë ‘çuti’!

Albin

Ujin për njohjen e Kosvës ia shtine përfundi grekut!

Canës i tregove se filmi kosovar ka mbështetës njerëz që shtetin e ndertojnë mbi rrajët e kulturës së lashtë! Tash Serbisë i dole guxhë e s’po munden me t’ra shtagë si komandantit, as me t’thanë ‘çuti’!

Veç problemi asht se si të mësohemi ne me realitetin që dhemb, se jemi mësua 20 vjet veç me pohua, bile-bile tue luhat kryet si kali kur i tut mizat, e kurrë jo mos me ditë me thanë!
Kur thuhet e vërteta me nji buzëqeshje mbrapa, asht pushkë me shurdhojcë, ta thotë Çuni ty !

Ec e mos u ndal edhe mos pyet shumë se pa ble s’ke çka shet, e kjo opozita jote kurrë s’kulloti n’libra, e mundohet me shitë byk n’vend t’mendëve! Fola, se m’ka djegë dielli i Shqipnisë e s’po muj me nejt as n’bark as n’shpinë!

“Prej nji deti n’tjatrin det”,