Mos u frigoni: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë. Po presim …

Sonte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, “ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i presidentit serb vjen edhe pasi Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën në veri të Kosovës.