Presidenti i Koresë së Jugut sugjeron mos-ngrënien e mishit të qenve. S’LAT QEN NE QYTET TE GJALLE

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka ngritur çështjen për ndalimin e ngrënies së mishit të qenve në vend, tha zyra e tij, një praktikë tradicionale që po bëhet një siklet ndërkombëtar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mishi ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës së Koresë së Jugut me rreth 1 milion qen që besohet të hahen çdo vit, por konsumi ka rënë pasi më shumë njerëz i shohin kafshët më shumë si shokë sesa si bagëti.

Praktika është një tabu mes brezave të rinj dhe presioni nga aktivistët për të drejtat e kafshëve është rritur.

“A nuk ka ardhur koha për të konsideruar me maturi ndalimin e konsumit të mishit të qenve?”, Moon e pyeti kryeministrin, Kim Boo-kyum, gjatë një takimi javor të hënën, sipas zëdhënësit presidencial.

Industria e kafshëve shtëpiake të Koresë së Jugut është në rritje, me një numër në rritje të njerëzve që jetojnë me qen në shtëpi – presidenti në mesin e tyre.

Moon është një njeri që i pëlqejnë qentë dhe ka disa qen në kompleksin presidencial, përfshirë një që ai e shpëtoi pasi mori detyrën.

Një Ligj i Koresë së Jugut për mbrojtjen e kafshëve ka për qëllim kryesisht të parandalojë therjen mizore të qenve dhe maceve, por nuk e ndalon konsumimin në vetvete. Transmetoi /Telegrafi/