Propozimin e Komandantit të KFOR-it Serbët e refuzuan edhe pse u pranua nga Kurti.

KFOR-i ka njoftuar se ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke i shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë dhe ka vendosur njësitetet e veta edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin që ka.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori, Franco Federici, ka njoftuar se masat e marra, që janë biseduar paraprakisht me institucionet e Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore, kanë qëllim deeskalimin e shpejt të situatës.

Katër pika ka propozuar KFOR-i në funksion të zhbllokimit të situatës, pas takimeve që komandanti i saj, Franco Federici, ka zhvilluar të hënën me kryeministrin Kurti dhe kryetarët e komunave veriore.