Ishte arsyeja banale që i morën jetën 20-vjeçarit kosovar në Zvicër (DETAJE)

Gazeta Sinjali raportoi dje se një 20-vjeçar Ardit Nikçi nga Kosova mbeti i v rarë në një p ërleshje të a rmatosur që ndodhi të shtunën mbrëma, në një pompë të derivateve, në Lucern të Zvicrës.

Gazetat Gjermane shkruajnë se 20-vjeçari vdiq pas një mosmarrëveshjeje që ndodhi në një pompë të benzinës në Lucern, ku u përdor th ika.

Sipas mediave në p ërleshjen ku mbeti i v rarë kosovari u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë.

Si nisi i gjithë sherri?

Mediat gjermane shkruajnë se i gjithë incidenti ku mbeti i v rarë 20-vjeçari kosovar, Ardit Nikçi, filloj në një kafene në një komunitet fqinj për shkak të borxheve financiare.

Pronari i kafenesë i cili ishte mik i të ndjerit Ardit Nikçi, i shiti inventarin e tij dikujt tjetër për dhjetëra mijëra franga më shumë. Meqenëse kishte ende një sasi të madhe të papaguar, pronari i kafenesë donte të fliste me borxhlinë (debitorin).

I njeri Ardit Nikçi, nuk kishte asnjë lidhje me borxhin dhe thjesht donte të ndihmonte mikun e tij. Por, sipas mediave gjermane, debitori kishte dërguar “miqt e tij” për “të zgjidhur çështjen”.

Mediat gjermane shkruajnë se në k onflikt u përshinë persona me prejardhje nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.