Valon Syla: Vetëvendosje në sondazhe e treta, e ma poshtë. Kot e ka taktikën me Veri

Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka treguar ku qëndron Vetëvendosje nëpër sondazhe para zgjedhjeve lokale, shkruan Express.

Syla ka thënë se Vetëvendosje mbetet favorit në balotazh vetëm në katër komuna.

Ndërsa në të tjerat, sipas tij, figuron si e treta e më poshtë.

Tutje Syla tha se Qeveria Kurti ka bërë “show” dhe shkroi “Kot e ka taktikën me veri”.

“Momentalisht Vetëvendosje mbetet si favorit në balotazh në 4 komuna. Në të tjerat figuron si e treta, e ma poshtë. Kot e ka taktikën me Veri”, shkruan Syla.