Ana Bërnabiq: Kosova është e jona, le ta dinë të gjithë!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se vetëm përmes dialogut dhe komprom.isit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme lidhur me Kosovën dhe “pa këtë [zgjidhjen e çështjes së Kosovës] nuk ka stabilitet as investime”.Kryeministrja serbe, siç transmetojnë mediat serbe, duke folur në Forumin Eko.nomik Delphi në Athinë vuri në dukje se Marrëveshja e Prespës është një shembull për Serbinë dhe Kosovën.

Brnabiq deklaroi se nuk e kupton se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e kon.sideron dialogun me Serbinë prioritet kryesor për Kosovën.

“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por ‘topi është në anën e Prishtinës’”, tha Brnabiq, duke shpre.suar se konfirmimi i datës së re të takimit [Kurti-Vuçiq në Bruksel] do të mbërrijë së shpe.jti.

“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guxi.mshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara. Sa më shpejt të vazhdojmë dialogun, aq më mirë për të gjithë në ra.jon”, tha Brnabiq.

“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsy.eja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i ven.dit tim “, tha ajo.