Filozofi Blerim Latifi: Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë ta bëjnë dallimin mes fesë dhe kombit!

Profesori i filozofisë dhe analisti nga Kosova, Blerim Latifi përmes një postimi në facebook ka trajtuar nacionalizmin shqiptar, duke komentuar se kurrë ska qenë unik. Ja postimi tij:

-“Në rrafshin praktik nacionalizmi shqiptar kurrë s’ka qenë uniform.
Janë tri rryma të tij që vazhdimisht kanë pasur probleme të bashkëveprimit me njëra-tjetrën.

1. Nacionalizmi zyrtar i Shqipërisë, me qëllimin e tij themelor ruajtjen e sovranitetit të shtetit shqiptar dhe kufijve të tij të vitit 1913.

2. Nacionalizmi unifikues i Kosovës, me qëllimin e tij themelor bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

3. Nacionalizmi fetar i shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët, duke qenë të ndikuar pak nga ideologjia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjithmonë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë vështirësi serioze që të bëjnë dallimin midis kombit dhe religjionit, dallim që është esencial në doktrinën themeltare të nacionalizmit shqiptar”.