Derisa ne Kine keta qénusha do perfundonin ne kɑsɑp, ne Prishtine u behet strehimore. RESPEKT!

Koha e shëtitjes erdhi, e qentë u liruan nga shtëpizat.

Kjo është një pjesë e rutinës për qentë e strehimores “Prishtina Dog Shelter”.

Pronari Mentor Gashi, rrëfen se si erdhi deri te krijimi i kësaj strehimoreje.

Kjo strehimore u bë shtëpi për më shumë se 30 qen të cilët momentalisht janë aty.

Gashi thotë se interesimi i njerëzve për adoptim është dukshëm më i madh, krahasuar me vitet e mëhershme.

Disa nga pjesëtarët e kësaj strehimoreje, rrugëtimin e jetës do ta vazhdojnë në vendet e huaja, pasi sipas pronarit, të shumta janë kërkesat për adoptim nga të huajt apo shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Strehimorja dhe kujdesi për katërkëmbëshit i merr pjesën më të madhe të kohës. E pronari thotë se të shumta janë aktivitetet ditore që i bëjnë.

Kohën dhe përkushtimin maksimal ua dedikon kafshëve që i ka nën përkujdesjen e tij.

E maksimale janë edhe shpenzimet të cilat ai i përballon vetë dhe me ndihmën e donatorëve.

Ndonëse adhurues i madh i qenve, pronari i sheh te “dy anët e medaljes”.

Ai shpreh shqetësim edhe për njerëzit të cilët ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë, e thotë se zgjidhja e vetme është krijimi i strehimoreve.

Edhe pse kërkesat për institucionet kanë qenë të shpeshta e pa zgjidhje, ai thotë se do të ketë insistime të vazhdueshme deri në zgjidhjen e problemit.

Meqë shpeshherë dëgjojmë raste të sulmeve nga qentë endacakë, Gashi ndanë edhe taktikat se si duhet të sillemi në rast se hasim në ndonjë sulm të tillë.

“Prishtina Dog Shelter” është ndër të paktat strehimore në Prishtinë, e cila është gjithmonë e gatshme t’i ndihmojë qentë e lënduar apo të pastrehë, por që të vetëm vështirë se po ia dalin, andaj vullnetarët janë gjithmonë të mirëpritur te ta.