Faton Peci: Po t’kisha kandidu per Mitrovicën, i bindur se do të dilja fitues.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar se emri i tij ishte përmendur si kandidat i mundshëm i VV’së për kryetar të Mitrovicës.

Ai shprehet i bindur se do të dilte fitues. Në emisionin Pressing ai ka treguar se pse nuk e mori këtë detyrë.

“E vërteta është se ne kemi pasur një dakordancë për zgjedhjet nacionale dhe lokale me VV’në dhe në asnjë rrethanë ne s’kemi dashur të tregohemi insistues për numër më të madh të kandidaturave”, thotë Peci.