Gjergj Dedaj: Të hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike. ‘Mos te mbahet si foto e Titos ne Jugosllavi’

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, u ka bërë kërkesë deputetëve të Kuvendit që të hiqet fotografia e presidentes Vjosa Osmani nga institucionet publike.

Përmes një postimi në Facebook, Dedaj ka thënë se “ajo në vend të unitetit kushtetues, është figura më përçarëse politike”.

“Grupet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të duhej të debatonin një çështje mjaft sensitive, të dobishme për vendin dhe në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai. /Zëri

Postimi i plotë:

Kërkesë publike për debat, drejtuar deputeteve të Kuvendit të Kosovës!

Të hiqet fotografia e Vjosa Osmanit nga institucionet publike!

Ajo në vend të unitetit kushtetues, është figura më përçarëse politike!

Grupet parlamentare te Kuvendit te Republikës së Kosovës, do duhej te debatonin një çështje mjaft sensitive, te dobishme për vendin dhe ne harmoni me Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Presidentja apo presidenti i Republikës se Kosovës, me Kushtetutën e Kosovës, duhet te jete apolitik, i paanshëm, faktor uniteti, ne shërbim te interesit te shtetit dhe jo te një subjekti apo klani te caktuar politik, gardian i Kushtetutës dhe sundimit te ligjit, luftës kundër nepotizmit, mbrojtës i partneritetit amerikano-evropian, promovues i integrimit euro-atlantik, i barazisë etnike, fetare, gjinore dhe politike, vlera dhe norma te cilat fare nuk i posedon dhe promovon Vjosa Osmani!

Vjosa Osmani, është një presidente karrieriste negative, urren kundërshtarët politikë, hakmarrëse dhe përçarëse, klanore dhe nepotiste, cinike, megalomane dhe si e tille ajo është duke dëmtuar unitetin dhe imazhin e Kosovës!

Duke filluar nga Vjosa Osmani dhe ne te ardhmen, do duhej te mendohej qe Kuvendi i Kosovës te rregullonte me ligj, qe ne institucionet publike te Republikes se Kosoves, te vendoset nje figure i/ e cila i reziston kohes, rrethanave dhe imazhit te Kosoves evropiane, siç është p.sh. Gjergj Kastrioti apo Nena Terezë!

GjD