I dehuri në Turqi merr pjesë në operacionin ku po kërkohej vetë ai. Ishte raportuar si i zhdukur.

Bayhan Mutlu, një 50-vjeçar nga Turqia, ishte raportuar i zhdukur në lagjen Ayyaka në qytetin Negol, disa ditë më parë.

Mutlu ke befasuar autoritetet, kur në operacionin për kërkimin e tij u paraqit vetë ai, për të ndihmuar. Ai ishte i dehur.

Sipas televizionit turk NTV, Mutlu ishte raportuar i zhdukur nga shoqëria e tij, pasi i dehur ishte futur në pyll dhe nuk ishte paraqitur më.

Ekipet e shpëtimit kishin nisur kërkimin në zonën ku ishte parë së fundi dhe mori një befasi të këndshme kur thirrën emrin e personit.

Në momentin e thirrjes u paraqit një njeri para dhe pyeti: “Kë po e kërkojmë? Unë jam këtu”.

Ishte vetë Mutlu.

Një gazetar turk ka shpërndarë në Twitter foton e 50-vjeçarit.