Albini para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)

Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë.

Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë “Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë /Pamje mePosht

Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë.