Kurti: vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona

Kryeministri i vendit njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti përmes një videoje ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 17 Tetorit të votohet Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se Kosova vetëm për gjashtë muaj të qeverisjes sone, po regjistron shkallët më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë për vetëm tre muaj doli në krye të rajonit për shkallë të vaksinimit ndërsa ka potencuar se është listuar si vendi me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në rajon prandaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme të bartet e njëjta frymë e ndryshimit edhe në secilën komunë të Kosovës.

“Sot një javë do të jemi te kutia e votimit aty secili do të marrë vendimi i cili për jetën e përditshme ka rëndësi edhe më të madhe se sa 14 shkurti. Çdo njëri nga ne do të zgjedhë mes dy alternative, atyre që duan punë me nderë dhe thjeshtësi, dhe atyre që duan të fitojnë me reklama në media e sondazha të ujdisura. Në të gjitha komunat udhëkryqi është i tillë. Nga njëra anë kandidatët e Vetëvendosjes me zgjidhje optimale për problemet reale, e nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot me shpresën që nesër të zhavsin përsëri. Kosova vetëm për gjashtë muaj të qeverisjes sonë, po regjistron shkallët më të lartë të rritjes ekonomike në Evropë për vetëm tre muaj doli në krye të rajonit për shkallë të vaksinimit e u listua si vendi me nivelin më të ulët të krimit të organizuar në rajon. Tani është shumë e rëndësishme ta bartim të njëjtën frymë të ndryshimit edhe në secilën komunë të Kosovës. Kjo është java e fundit voto programin konkret dhe kandidatin e lëvizjes që ta kthejmë komunën nga e mbara.

Aktivist i dashur! Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, ka thënë Kurti.