Askush Se Priti Këtë / Zeka: Ky Person Mund Ta Kthejë L D K’në Në Binarë

Më 14 do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (L D K), ku edhe pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i kësaj partie.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Milaim Zeka thotë janë vetëm dy figura që mund ta kthejnë L D K-në në binarët e duhur.
“Personalisht nga të gjithë ata që i njoh janë dy faktor që munden me pru në binarë LDK ose kthimi i Vjoses ose Kujtim Shala nuk po shoh alternativë tjetër”, ka thënë Zeka.

Por, është Vjosa Osmani ajo e cila e ka mohuar idenë e kthimit në partinë e vjetër.
“Vjosa ka shumë të drejt sepse kryesia e L D K, përveç që e ka përjashtu edhe e ka poshtëru edhe atë edhe Donika Gërvallën, Donikën e kanë ngre zvarrë”, ka theksuar Zeka.

Sipas Zekës, Shala i ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe njerëzore për të drejtuar L D K-në.

“Mendoj se e vetmja alternativë është Kujtim Shala, i ka të gjitha kapacitetet edhe intelektuale edhe njerëzore”, shtoi ai.

Ndër emrat e përfolur është edhe Lutfi Haziri, aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit.

“Nuk mendoj që Luta mund ta qojë L D K-në përpara, përshkak të mos stabilitetit të tij politik. Ai nuk ka tregu ndonjë stabilitet politike në qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Zeka.