Lionel Messi shënoi ndoshta golin më të çuditshëm në karrierë, vendos rekord historik

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë nga Amerika Jugore që shënon 80 gola në fitoren e Argjentinës ndaj Uruguait.

Messi që ende nuk ka gjetur formën më të mirë te PSG që prej largimit nga Barcelona, shënoi golin e parë në takim në formë pasimi, shkruan lajmi.net.

Golat e tjerë të Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez i siguruan fitoren Argjentinës në “Buenos Aires”.

“Ne luajtëm lojë të mirë. Çdo gjë ishte perfektë”.

“Uruguai të pret dhe janë të rrezikshëm. Sapo shënuam golin e parë, nisëm të krijojmë hapësirë dhe golat u shfaqen”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Sidoqoftë, goli i tij i 80-të ishte ndoshta më i çuditshmi në karrierë.

Nga 35 metra, Messi provoi të pasonte topin te Nicolas Gonzalez që nuk e goditi dhe pastaj përfundoi në portën e Fernando Muslera.

Goli i Messit: