Shikojeni se çka gjen ky qytetarë nga Kosova në dheun e oborrit të tij

Një qytetar nga Lipjani i Kosovës është habitur kur nga dheu që mori për të rregulluar oborrin e shtëpisë së tij, doli një shishe e vjetër qelqi e pijes “Coca Cola”.

Albert Vllahiu, porositi 70 kamionë për të mbushur oborrin e shtëpisë, kur ekskavatori nxori në sipërfaqe një shishe të mbushur me “Coca Cola”. Shishja është në një gjendje të mirë pavarësisht se viti i prodhimit shkruan 1979.

Sipas Albertit, i cili tha për “Express” se eksk.avatorët morën dheun në vendin ku dikur ishte fabrika e njohur e “Coca Cola” në Lipjan, Kosovë.