Gjermania po ndihmon Serbët ! Vuçiq falënderon publikisht Merkelin

Fabrika Continental Automotive Serbia, e cila do te punesoje me shume se 500 persona, u hap sot në Novi Sad, në prani te presidentit serb Vuçiq.

Presidenti i Serbise, me këtë rast, e falenderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për gjithçka që ajo bëri për Serbinë, ndersa theksoi se ajo ndihmoi në sjelljen e investitoreve, transmeton Gazeta Express.

Siç thek soi Vuçiq, Merkel hapi rrugen për miqesi midis Gjermanisë dhe Serbisë.

Une jam shumë mire njohes ndaj kancelares për mbështetjen që i dha Serbisë. Ajo bëri vetëm mirë për këtë vend. Ne kurrë nuk do të harrojme gjithçka qe ajo bëri.

Perveç Vuçiqit, kryeministrja serbe Ana Bernabiq gjith ashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.