Me kënd e ka? Gruaja e Ukë Rugovës: H’akmarrja ndaj Ibrahim Rugovës po vazhdon edhe sot

Gruaja Ukë Rugovës, djalit të ish presidentit Ibrahim Rugova, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se shërbime të ndryshme janë munduar që të ndalin në çdo formë Rugovën.

“Të arrish të shpallësh një vend të ri shtet e të njohur ndërkombëtarisht është punë shumë e madhe, që vetëm një njeri dijetar, i qetë e vizionar si Dr. Ibrahim Rugova mund ta arrinte. Shërbime të ndryshme përmes emisarëve të tyre janë mundu në çdo variant me ndalu Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova me arrit qëllimin e tij. Duke e fríkësu, duke i vështírësu ekzístencën, duke i v ra bashkëpuntort e edhe duke provuar ta elemínonin fízikísht kur çdo alternativë tjetër kishte d ështuar. Ai duroi sepse ai shihte vetëm Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe d emokratik”, ka shkruar Kllokoqi Rugova, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, ajo ka shkruar se h akmarrja ndaj ish presidentit Rugova po vazhdon edhe sot.

“F atkeqësisht edhe shkuarja në amshim e Presidentit Rugova nuk ishte e kënaqshme për ta sepse qëllimi i tij u arrit, Kosova u shpall vend i lirë e h akmarrja ndaj personalitetit e të arriturave të tij ka vazhdu e edhe po vazhdon. E si ndryshe, përveç se me tentímin e shuarjes së historisë, shuarjes së Partisë që ai themeloi, vitë pas viti, vendim pas vendimi… Historia mund të shpalos shumë gjëra por edhe mund të mos i shpalos kurrë”, ka shkruar Blerta Kllokoqi Rugova.