Tali: pos në kokat e disa analistëve të regjimit të vjetër dhe klikës së Vuçiqit ky aksion ishte “aksion kundër komunitetit serb”

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Driton Tali përmes rrjetit social facebook ka shkruar për operacionin policor të 13 Tetorit i cili u realizua në disa rajone kundër kontrabandës me mallra.

Tali shkruan se për operacionin policor në pjesën veriore të Mitrovicës: Prokurorja e cila zhvilloi hetimet paraprake është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb dhe pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë të cilët morrën pjesë në atë aksion shumica ishin serbë.

Ndërsa shtoi se shumica e të arrestuarëve dhe të kërkuarëve janë shqiptarë.

“Pra, ky aksion për institucionet shtetërore të Kosovës nuk ishte aspak politik por krejtësisht aksion kundër krimit dhe kontrabandës”.

Prandaj ka thënë se “ pos në kokat e …, të disa analistëve të regjimit të vjetër dhe klikës së Vuçiqit ky aksion ishte “aksion kundër komunitetit serb” (për shkak të poenave politik)”