Shumë i lumtur do të isha i vdekur se sa që e prita këtë pushtet Shqiptarë

Rifat Jashari flet se si nuk e ka pritur kurrë se do të vinte një kohë si kjo, pa shpresë dhe pa asnjë respekt për ata që vërtetë kanë dhënë në jetën e tyre, gjymtyrët, familjen, paranë, dhe sot ata që qeverisin e kanë katandisur vendin.

Madje është aq i dëshpëruar me realitetin sa, që thotë se një qind herë do të ishte më i lumtur sikur të ishte tanimë në botën e përtejme së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerët.

“Edhe po them shyqyr që nuk janë gjallë, janë dek, se nuk e di se[ka kish ndodhë. Pasha zotin ma kisha dashtë mu konë aty se sa me dhonë krejt botën, e mu konë këtu ku jam sot. Se kam mendu që shteti kështu ka me na trajtu, invalid, veteran…”, tha ai.

Ai përve[ tjerash përmend edhe se si pushtetarët sillen me pasurin e shtetit, me pronat, deri tek veturat, ku zyrtarët, femra dhe meshkuj u kërkojnë shoferëve të tyre që me orë të tëra, dy, tri, katër orë, ti mbajnë ndezur makinat, derisa këta presin jashtë, ndërsa një zyrtar i huaj pret jashtë duke u dridhur derisa ti vijë vetura me marrën.