Afrim Muçiqi për zgjedhjet lokale: Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja

Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Asnjëherë nuk kam munguar në asnjë palë zgjedhje. Është një koincidencë shumë e mirë, e kam kryer një obligim kushtetues urojmë që të përfundojë edhe ky proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

“Apeloj që të dalin në numër më të madh, le të fitojë kush është më i miri. Vëreni gishtin në kokë, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja”, vazhdon Muçiqi.