Vjosa Osmani qan: Rifat Jasharit kam vendosur t’i ndaj Urdhrin e Lirisë (DOKUMENT)

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka vendosur që t’i ndajë Urdhrin e Lirisë, Rifat Jasharit.

Sipas saj, akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.