Linda Morina: Albin Kurti është si ‘Shkja’, rrnoftë Hashimi, Ramushi dhe Kadria

Nuk ka mundur të mungojë edhe parashikimi i Linda Morinës për fituesin e zgjedhjeve. Linda Morina mendon ndryshe nga të gjithë.

Ajo thotë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të jenë humbës të zgjedhjeve tjera.

“Unë po menoj që Albin Kurti ka me hupë, po menoj. Fitoi njëherë por e mujti. A met qaty ku ka fitu, a është në Amerikë. Qysh nuk të rrëzojnë?”, ka thënë ajo në Zonë e Lirë.