Burri më i vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë së tij/ Ja si i mbijetoi dy Iuftraνe botërore

Një gjyshi nga Rumania i është dhënë titulli i “burrit më të vjetër në botë”.

Dumitru Comanescu, 111-vjeç e 203 ditë, trashëgoi këtë titull pas v dekjes së burrit britanik Bob Weighton, i cili ndërroi jetë në moshën 112-vjeçare si pasojë e ka ncerit.

Comanescu lindi më 8 nëntor të vitit 1908 në Provita de Jos, komuna Draganeasa, në qarkun Prahova.

111-vjeçari, i cili jeton në një qendër të përkujdesit për të moshuarit në Bukuresht, tha:

Ndihem i nderuar dhe i bekuar që jam zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe për faktin se përfaqësoj vendin tim Rumaninë! Është e pabesueshme për mua!
Ai tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte dashuria e gruas së tij, djemve, nipërve, mbesave, stërnipërve dhe stërmbesave, të cilëve iu ka uruar që të jetojnë më shumë se ai.

Comanescu u diplomua në universitet në 1933 dhe punoi si ixhinier bujqësor dhe në patologjinë e bimëve për 70 vjet.

Ai ka jetuar përmes një periudhe të pabesueshme momentesh historike, përfshirë të dy lu ftërat botërore, diktaturat e shumta ushtarake rumune, si dhe pushtimin e Rumanisë nga Bashkimi Sovjetik nga viti 1944 deri në 1958.

Comanescu ishte shpallur njeriu më i vjetër rumun i Bukureshtit në shkurt të këtij viti dhe iu dha rreth 1046 euro, si dhe një medalje nderi si homazh për jetën e tij.

Statusi i tij si burri më i vjetër në botë është konfirmuar edhe në Librin e Rekordeve Guinness.

Personi i verifikuar më i moshuar në botë që ka ekzistuar ndonjëherë ishte Jeanne Calment nga Franca, e cila lindi në 1875 dhe vd iq në 1977, duke jetuar 122 vjet e 164 ditë.