Cili është Karburanti më i lirë, ja sa kushton litri

Çmimet e karburanteve në Europë janë rritur mbi normalen disavjeçare dhe drejtuesit e automjeteve në disa vende po kërkojnë alternativat më të lira.

Në Francë, shoferët kanë nisur të përshtatin makinat e tyre me naftë dhe benzinë që të punojnë me etanol.

Javën e kaluar benzina pa plumb shitej me 1,7 euro litri, ndërkohë që bioetanoli kushtonte 0,7 ose 1 euro më pak për litër.

“Kam dy lloje klinetësh: ambientalistët dhe ekonomiqarët. Janë klientë që bëjnë rrugë të gjata, shoferë taksish ose privatë, pra klientela që po kalon më shumë te benzina pasi me vendim, Parisi do i ndalojë makinat me naftë,” thotë David Soublin, menaxheri i një garazhi, i cili po ndihmon shoferët francezë t’i konvertojnë makinat e tyre me benzinë dhe me etanol.

Bioetanoli miksohet me benzinën dhe prodhohet kryesisht nga panxharsheqeri dhe drithërat, si misri, por gjatë djegies lëshon më pak karbon sesa zakonisht.

Kutia e bioetanolit lidhet midis injektorëve dhe kompjuterit të motorit, dhe menaxhon ciklin e përzierjes së ajrit me benzinën për lëvizjen motorike.”

“Kiti mendoj se kushton 1,299 euro. Për mua është me leverdi pas rreth 5 mijë, 6 mijë kilometrave, të cilat i bëj për tre-katër muaj. Shqetësim mbetet gjetja e pikave që e shesin këtë lloj karburanti.”

Superetanoli me siglën E85 po gjen përdorim më të madh në Francë dhe në Finlandë, por rrjeti i furnizimit është ende i dobët dhe vetëm një në katër pika franceze e ofrojnë si produkt.

Rrjeti, megjithatë, është zgjeruar me 32 për qind nga viti 2020, ndërsa prej kërkesës së lartë, etanoli pritet në vijim që të shtrenjtohet edhe në bursa.

Ndërkohë, qeveria franceze po mendon t’u vijë në ndihmë familjeve të varfra duke u dhënë benzinë me skonto që të limitojë disi dëmet e krizës aktuale nga çmimet e larta të karburanteve.