E dhimbshme/ “Kemi 2 muaj pa larë, bukë hamë kur kemi” Familja shqiptarja me 8 veta jeton në mjerim (Video)

Pa dyer e dritare, kjo është streha ku banojnë 8 anëtarë të familjes Toto. Nga jashtë e rrënuar, brenda thuajse bosh .

“Këtu jetojmë, flemë gjumë. Këtu bie shiu. Vjet i pata bërë llamarinat.” Ditën për ta ndriçon vetëm dielli, netët i kalojnë në terr. “Këtu flemë ne. Atje fle i vogli me babin.” Uji që u rrjedh në çezmë thonë se nuk përdoret as për tu larë.

“Pa ujë fare, se është ujë i pisët. Vetëm për të larë duart. Edhe për duart vjen erë e keqe. S’jemi larë më, u bë kohë. Ka dy muaj ose më shumë. Na ka nxirë z jar ri.” Bukën e sigurojnë duke mbledhur kanaçe e hekura për riciklim. “Njëherë hamë bukë kur kemi lekë, njëherë nuk hamë. Dalim dhe hamë nëpër kazanë, duke punuar.”

Që kur në krye të bashkisë Kamëz erdhi Rakip Suli u hoqi dhe mbështetjen e vetme ekonomike. “Tani s’marr gjë, as pension, asgjë.” Të b rak tisur e të harruar kaq afër e njëherësh larg syve të njeriut që zgjodhën me votë thirrja e familjes Toto shkon për të gjithë ata që mundet ti ndihmojnë për të dalë nga mjerimi.