Ja Çfare ndodh me shpirtin tone pasi fIeme gjume?! Prandaj keni Kujdes..!

Ja Çfare ndodh me shpirtin tone pasi fIeme gjume?! Prandaj keni Kujdes..!
Kur njeriu fle, Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vdekja e vogël, siq thotë Allahu: “Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)” (El En’am: 60), dhe thotë: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që janë në gjumë” (Ez Zumer: 42).

Kjo është vdekja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu.

Për këtë, në disa dhikre të gjumit themi: “O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vdes,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthenë prapë, atëherë ruaje ashtu siq i ruan robërit e Tu të mirë” (hadith).

Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje: ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar, të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.