Albin a je ti? Në vitin 2014: Kur të qeverisim ne do lirohen buka, sheqeri, qumështi e vaji (VIDEO)

Albin Kurti, në një paraqitje televizive në Kohavizion në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa lluksi do të shtrenjtohej. “TVSH bëhet zero për gjërat elementare ushqimore. Buka me Lëvizjen Vetëvendosje nga 36 cent, që është mesatarja për çmimet e muajit shkurt për vitin 2014, bëhet 31 cent /Pamje mePosht

Sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent. Qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet në 78 cent. Vaji nga 1 euro e 23 cent, bëhet në 1 euro 6 cent”, deklaronte Kurti.