Me dhu nuan Serbet s e k s u a l i s h t: Ndëgjoni hjekat e femrave Kosovare

Hajdari nga rrethina e Klinës, dy herë në muaj udhëton mbi 60 kilometra deri në Gjakovë, për t’ia mundësuar gruas dhe vajzës së tij shërbimet e Shoqatës “Medica Gjakova”.

Kjo shoqatë ofron këshilla psiko-sociale dhe shërbime shëndetësore për gratë, të cilat, ndër të tjera, kanë qenë të a b u z u a r a s e k s u a l i s h t gjatë l u f t ë s në Kosovë, në vitin 1999.

Bashkëshortja e Hajdarit, Lulja, e cila atë kohë ishte shtatzënë, si dhe vajza e mitur Shpresa, janë d h u n u a r nga pjesëtarët e forcave paramilitare serbe.