Qeveria e Kosovës “dridhë” Serbinë, Ja çfarë vendimi do të marrin qe po fut serbët në “panik”

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Kosovës Hajrullah Çeku tha se gjatë kësaj jave Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.Paralajmërimi vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd për shkak të simboleve shtetërore.Çeku tha se rekomandimet mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandlimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.Ai tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Gjatë një konference për media me ekipin e boksit të Kosovës Çeku në emër të Qeverisë së Kosovës e dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për t’iu pamundësuar atletëve kosovarë pjesëmarrjen në garat në Beograd.

Sipas tij një vendim i tillë është shkelje e të gjitha rregullave ndërkombëtare sportive.“Besojmë se ky vendim i organizatorëve të garës botërore në Beograd është marrë sipas direktivave të Qeverisë së Serbisë” tha Çeku.Të dielën shtoi ai është kërkuar nga ambasadat e huaja në Kosovë që të reagojnë dhe të mundësojnë shkuarjen e sportistëve kosovarë por sipas tij përkundër kërkesave të shumta si në nivel institucional ashtu edhe në nivel të organizatave sportive sportistët e Kosovës janë penguar të shkojnë në Beograd.“Qasja e Serbisë e ka tejkaluar botën e sportit duke e kthyer atë në një çështje politike” tha Çeku.“Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja e cila në raste të tjera ka qenë shumë e kujdesshme gjatë reagimeve por për çudi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja për shkelje të pastër të të drejtave themelore të sportistëve” tha Çeku.