Qeveria i pajis me pasaporta diplomatike familjet e Thaçit, Haradinajt e Veselit, e qytetaret askund (Dokument)

Familjet e Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe ish presidentit Hashim Thaçi janë pajisur me pasaporta diplomatike, sipas një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë më 20 shkurt.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që përveç familjeve të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit, edhe fëmijët dhe bashkëshortet e ministrit të Punëve të Brendshme, si dhe ministrit të Punëve të Jashtme të përfitojnë pasaporta diplomatike, raporton Insajderi.