A e njihni djaloshin që duartroket për Enver Hoxhën ?

Pas rrëzimit të regjimit komunist, pasur me vitet e stërgjatura të tranzicionit u turrën të majtë e të djathtë me akuza ndaj njeri-tjetrit se kush është pinjoll i atij regjimi, kush është nostalgjik e kush ka qenë përkrahësi më i zjarrtë i Hoxhës. Fatkeqësisht ende sot këto akuza i dëgjon edhe nga foltorja e Kuvendit, në tryeza televizive apo rrjete sociale.

Për t’u ndalur tek këto të fundit, kjo foto e hedhur në rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe dhe ka rindezur sërish debatin e lartpërmëndur.

Siç shihet kjo është një foto e vjetër, në të cilën shihet ish-diktatori Enver Hoxha, teksa përshëndet të pranishmit në një takim të tijin. A e vini re djaloshin pas tij?

Djaloshin që duartroket pas Enver Hoxhës? Sot ai është një biznesmen dhe politikan i njohur. Bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.