Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, ja emrat e 2 shqipëtarët që humbën jetë

Një aks id ent i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në relacionin në mes të Suhr dhe Hunzenschwil në Kantonin Aargau të Zvicrës. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një veturë e kaltër e llojit VW nga drejtimi Hunzenschwil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Vozitësja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në vozitje me leje të përkohshme, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com.

Ajo dhe bashkudhëtarja e saj janë lënduar rëndë. Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i lirojë nga vetura plotësisht e dëmtuar. Një fëmijë që ka qenë brenda në veturë, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.