Fifi flet për herë të parë pas refuzimit që i bëri Graniti: Kam lind vet dhe do vdes vet, po më vjen inat se…

Fifi ka qenë orët e fundit në qendër të vëmendjes së banorëve të “Big Brother VIP”, por edhe publikut. E gjitha filloi kur Graniti i tha Fitit se nuk e sheh si një femër që mund të krijojë raport më shumë se miqësor me të. Kjo gjë e ka lënduar këngëtaren e njohur, e cila kaloi në gjendje të keqe emocionale dhe shëndetësore. Madje, nga disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale duket se ajo ka kaluar një atak paniku.

Pas situatës së vështirë Fifi është parë më e qetë teksa ka diskutuar me Monikën për raportin e saj me Granitin. Ndër tjera Fifi u shpreh se atë e kap ankthi kur njerëzit luajnë me të, dhe se nuk planifikon t’i flas më Granitit.

“Më kap ankth kur njerëzit luajnë edhe ma bëjnë këtë sy më sy, e kam prej kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë ma kanë bërë njëjtë, në çdo aspekt, jo veç në këtë aspekt. Veç jam duke menduar a me i fol atij apo, unë kam lind vet dhe do vdes vet, po më vjen inati çfarë ka bërë. Unë dua mos t’i flas më hiç, zero”, tha këngëtarja.