Godasin Grekët ‘BE-në ose Çamërinë’ Ja reagimi Gjeneralit Shqiptar

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit grek dy ditë më parë që kërkonte nga Shqipëria që të hiqte dorë nga Çamëria nëse do integrimin në BE.

Demiraj shprehet se ‘Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik”.

Shqipëria dhe Greqia janë në negociata për kufirin detar, ligjin e luftës dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura në vite. Pala shqiptare thotë se është diskutuar edhe për Çamërinë, por grekët e mohojnë.