Mediat greke zbardhin marrëveshjen ‘sekrete’, ja çfarë është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë

Mediat greke e kanë konsideruar të mbyllur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike.

Kështu shkruan media greke “Energypress.gr” në një artikull që ka publikuar në datën 9 Shkurt, ku shkruan se së shpejti pritet një deklaratë nga dy qeveritë. Siç shkruan media greke, marrëveshja do të implementohet shumë shpejt dhe Greqia do të nisë kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në Jon.